Nënkryetari i degës së PDK-së në Klinë, Ermal Krasniqi, përmes një postimi të bërë në FB, i ka kërkuar u.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt, që të reflektojë e kjo duhet të nis nga ai.
Ai ka thënë se PDK duhet të ketë një rrugë për një kuvend të ri qëndror, ku legjitimiteti duhet të nis nga ai,për t’u kthyer fuqishem,aty ku e kanë vendin.
Ky është postimi i Krasniqit:
Reflektimi që fillon nga z.Hoxhaj!
I nderuar kryetar në detyrë i Partise Demokratike!
Duke vlersuar lart gatishmërine tuaj per udhëheqjen e partisë ne kushte te jashtezakonshme,në momentet me të veshtira te saj!
Po ashtu duke vlersuar lart fushaten tuaj moderne dhe me standarte te larta,si dhe respektimin e rezultatit zgjedhor ku ne nuk morëm rezultatin e kënaqshem,mendoj qe ne z.Kryetar kemi ardhë në nje fazë te re,ku reflektimi duhet të nis nga ti!
PDK duhët te ketë një rrugë për një kuvend të ri qëndror,ku legjitimiteti duhet të nis nga ti,për tu kthyer fuqishem,aty ku e kemi vëndin….ne vendimarrjen e proceseve!
Ku pa PDK,natyrshem ska levizje pozitive.
Une vazhdoj te mendoj që PDK nuk mori rezultat negativ për arsye të lidershipit tuaj,por nëse ne nuk reagojmë, PDK do vazhdoj te marrë rezultate negative nga faturat e mëhershme,kur klane perfiteresh abuzuan me pushtete qendrore e lokale,e ndërsa ti dhe organet e reja duhët të punojnë shumë në ketë aspekt,duhet ti ndalin ata dhe te distancohen nga ta,per te filluar nje epokë të re,epokën e Rilindjes së PDK-së!
Me respekt Ermal Krasniqi-Klinë