Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, ka lëshaur një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Ali Mehmet Morinës nga fshati Dresnik i Klinës.
“Ali Mehmet Morina i lindur me 04.08.1993 nё fshatin Dresnik- Klinë, është i akuzuar për veprat penale:“HYRJE NE SISTEMET KOMPJUTERIKE”, “KANOSJE” dhe “LËNDIM I LEHTË TRUPOR””, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/