Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku beson se rrëzimi i Qeverisë Kurti në kohën e pandemisë nga ana e partisë së tij ishte një gabim dhe se rezultati ishte i rëndë.
“Nuk isha kundër daljes nga koalicioni por nuk isha pro marrjes së qeverisë. Ajo se çfarë kemi bërë në mbledhje kanë qenë dy zëra kundër, ai i Vjosa Osmanit që ishte kategorikisht kundër, ndërsa i imi ishte abstenim.”
“Tendenca të rrëzosh një qeveri në kohë pandemi e pastaj të tentosh të formosh një qeveri me partnerë të ri ishte gabim. Ndoshta qëllimi ishte i mirë. Qëllimi ishte i mirë por rezultati ishte i rëndë.”
“Unë jam në LDK për shkak të ideve dhe bindjeve politike që përfaqëson.”
“S’kam pasur ofertë e nuk do të toleroja që të kem një ofertë të tillë. Që të kesh një ofertë, fillimisht do të duhet të tolerosh. Unë jam në LDK dhe bindjet e mija janë me LDK-në”, tha ai në Klan Kosova./