Policia në rajonin e Pejës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje të dyshimta në rajonin e Pejës.
Në rastin e parë i cili ka ndodhur në fshatin Studenicë të Istogut, është gjetur një person i vdekur rreth orës 22:25 minuta.
Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Ker Sadrija”, në Pejë, rreth orës 16:00.
Në bazë të njoftimit, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësite përkatëse si dhe mjekësia ligjore.
Policia ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.