Shërbyesit civil të punësuar në administratën publike qendrore e lokale janë ndër të paktët punëtorë të shtetit të cilët nuk kanë përfituar nga skemat e ndihmave gjatë pandemisë. Për punën e kryer gjatë pandemisë kanë marrur paga shtesë zyrtarët policor, stafi i mjekëve e infermierëve, të punësuarit në arsim e po ashtu janë subvencionuar edhe punëtorët e sektorit privat, shkruan Gazeta inZoom.
Abaz Foniqi, shef i zyrës së prokurimit në Komunën e Klinës, ka reaguar për moskompensimet shtesë në programet mbështetëse nga Qeveria e Kosovës ndaj shërbyesve civil.
Foniqi nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se shërbyesit civil të punësuar në administratën publike lokale apo qendrore, jo se janë të diskriminuarit në nivel të pagave por ata janë të diskriminuar edhe në ndihmat kompensimet shtesë në programet mbështetëse nga puna në pandemi.
“Çfarë mëkati kanë bërë shërbyesit civil të punësuar në Administratën publike lokale apo qendrore, jo se janë të diskriminuarit në nivel të pagave por ata janë të diskriminuar edhe në ndihmat kompensimet shtesë në programet mbështetëse nga puna në pandemi.”
Ai ka theksuar se shërbyesit civil duhet të largohen nga sindikata, pasi sindikata e shërbyesve civil nuk po kryen punën siç duhet dhe nuk po i mbronë interesat e punëtorëve. Sipas tij e vetmja dëshirë si e udhëheqëseve tanë e edhe përfaqësueseve sindikal është që të vdes dikush apo të dalë në pension për te u liruar ndonjë vend pune për militantet apo familjaret e tyre.
Postimi i tij i plotë:
“Çfarë mëkati kanë bërë shërbyesit civil të punësuar në Administratën publike lokale apo qendrore, jo se janë të diskriminuarit në nivel të pagave por ata janë të diskriminuar edhe në ndihmat kompensimet shtesë në programet mbështetëse nga puna në pandemi
Nuk jam kundër që u kompensuan punëtorët shëndetësor që nga marsi 2020, edhe pse duke punuar shumica me ndërrime dhe me orar të shkurtuar u paguan me kompensime shtesë me nga 300 euro. As për Policinë e Kosovës, që jo vetëm që kompensohen me pagën shtesë, atyre ju paguhen edhe orët shtesë për orar të mbingarkuar. As për mësuesit që nga ky muaj i morën edhe nga 100 euro, edhe pse më shumë se tre muaj nuk kanë dite pune për tërë vitin dhe atë me 20 apo 30 minuta ora.
Jam kundër se punëtorët e Administratës nuk po ka kush t`i përfaqësojë apo nuk merret kush me ta.
Pra nuk ka sindikatë që do i mbrojë këtë sektor.
Edhe pse edhe ne punuam në pandemi pa u ndal asnjë dite, punojmë edhe ne me palë e edhe me persona me Covid-19.
Nuk foli kush për këtë kategori as për të diskriminuar në paga as tani të diskriminuar në pandemi.
E vetmja dëshirë si e udhëheqëseve tanë e edhe përfaqësueseve sindikal është që të vdes dikush apo të dalë në pension për te u liruar ndonjë vend pune për militantet apo familjaret e tyre.
E e vetmja kërkesë e imja për koleget e mi është të tërhiqemi nga të qënurit anëtarë të sindikatës, meqë nuk është në mbështetje në të drejtat tona.”