Ka vdekur një nga të lënduarat në shpërthimin në Ferizaj, Fatime Haxhidema.
Më 7 janar ajo ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dalë.
Lajmin e trishtë e dha një ish shoqe e klasës së saj.
Postimi i plotë:
Lajm i trishtë për të gjithë ne!
Pas shpërthimit që ndodhi tek “The Village”, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës Fatime Haxhidema!
Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë!
Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!🙏