Vazhdon aksioni i Policisë, operacion po kryhet edhe në Gjilan
Policia e Gjilanit nuk ka dhënë detaje për këtë operacion, por kanë thënë se Policia po kryen operacione në lokacione të ndryshme.
Ndërkohën, Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një operacion në Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia Për Zhvillim të Bujqësisë, ku janë arrestuar katër persona në mesin e tyre edhe kreu i saj, Agim Nuha.
Marrje ryshfeti është vepra penale që dyshohet se përfshinë të arrestuarit.
Po ashtu policia është duke kryer operacione edhe në komunën e Istogut dhe lokacione të tjera.