Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.
Kështu ka konfirmuar sot vet kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se partia e tij nuk do t’ia bëjë kourumin Vjosa Osmanit për presidente,
Mustafa në Klan Kosova, tha se Osmani nuk është personi i duhur për presidente, ndërsa shtoi se ajo e ka derën hapur për tu kthyer në LDK.
“LDK-ja nuk do të rrijë në sallë, Osmani nuk është personi i duhur për president. Ne si LDK e kemi kandiduar për kryeministre në zgjedhjet e kaluara, ajo ishte një femër e zonja dhe e zgjuara, ajo ka dal kundër LDK-së dhe kurdo që i bie pishman ajo mund të kthehet. Vjosa e ka parë që është gabim që është larguar nga LDK-ja”, ka thënë Mustafa./