SUSPENDOHEN DY ZYRTARË KORREKTUES PAS VETËVRASJES SË 23 VJEÇARIT NË BURGUN E DUBRAVËS

F.I., i burgosur në burgun e Dubravës, është gjetur mbrëmë i vetëvrarë në grilat prapa dhomës së qelisë së tij.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate drejtuar medieve ka thënë se në lidhje me rastin janë suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë janë inicuar procedurat disiplinore me ç’rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta bërë hetimin e rastit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me vetëvarjen e të burgosurit  F. I, SHKK ka suspenduar  dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast   ka ngritur  edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë”, thuhet në komunikatë.

23-vjeçari ka qenë në vuajtje të dënimit për veprën penale “Lëndim i rëndë”.