Stinori pranveror në Ligën e Parë të futbollit kosovar nis në mesditën e sotme me katër ndeshje tejet interesante.
Në kuadër të grupit A, njëra prej ndeshjeve më interesante të kësaj jave do të luhet mes Malishevës dhe Vushtrisë në Malishevë.
Kurse, kryendshja do të luhet në Klinë mes Dukagjinit dhe Lirisë, poashtu në kuadër të grupit A.
Në grupin B, në kryeqytet do të luhet derbi lokal mes 2 Korrikut dhe Flamurtarit, si dhe në Obiliq, KEK-u është nikoqir i Kikës.
Katër ndeshjet në fjalë do të nisin nga ora 13:00