Anton Quni anëtari i kryesisë së LDK-së, është personi i parë që publikisht ka pranuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së,
Deri më tani përveç Qunit, askush nuk ka paraqitur kandidaturën për kryetar të LDK-së.
Por për kandidaturën e Qunit, menjëherë ka reaguar zyrtari i lartë i LDK-së, Muhamet Hamiti.
Hamiti përmes facebook-ut ka thënë se kjo kandidaturë është e njëanshme dhe e vetëshpallur.
Madje deklaratat e Qunit, Hamiti i ka quajtur pretendime, asgjë më shumë.
“‘Pretendent’ apo ‘kandidat’? Ka dallim kuptimor te këto fjalë/koncepte. Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet. Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë. Ka procedura kandidimi si për President të Kosovës, ashtu edhe për kryetar partie. Të gjithë pretendentët (vetë)quhen kandidatë te ne”, ka shkruar Hamiti.
E LDK ka disa ditë që ka mbetur pa kreun e partisë. Kjo pasi Isa Mustafa dha së fundmi dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së pas humbjes dhe rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit