Anton Quni për largimin e Vjosa Osmanit: Jo që na ka lanë shenjë, por e ka përgjysmu LDK-në

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës,

“Jo që na ka lanë shenjë, por e ka përgjysmu Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka humbur përgjysmë forcën e Lidhjes Demokratike”, tha ai duke shtuar se “Mund të them që ajo ka qenë më e zëshmja brenda takimeve të Kryesisë së LDK-së, ku duhej ta gjenim mënyrën për të mos ardhur deri te transformimi i qeverisë. Ajo nuk ka ndërruar qëndrim.”

Tutje Quni deklaroi se filluan disa zëra brenda Kryesisë së LDK-së ku thuhej se Osmani është kundër interesave të kryesisë së LDK-së, derisa sipas tij “U sfiduam si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm për të votuar për lirimin e saj nga përgjegjësitë që i ka bartur në LDK.”

“Ajo më këmbëngulësinë e saj, ajo thjesht, filloi të identifikohej si personalitet që tani fillon të krijojë favore për Lëvizjen Vetëvendosje. Pastaj filluan zëra brenda Kryesisë ku thuhej se Osmani është kundër interesave të kryesisë së LDK-së, derisa ne u sfiduam si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm për të votuar për lirim e saj nga përgjegjësitë që i ka bartur në LDK”, tha ai.

“Nuk ishte përjashtim, ajo ishte nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm në LDK. Nuk më kujtohet saktë formulimi por bëhej fjalë për nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë. Edhe këtë hap e kam parë të gabueshëm që do të krijojë pasoja dhe prandaj nuk kam votuar që Osmani të largohet. Kam votuar kundër”, tha ndër të tjera Quni në T7.