Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas takimit që pati gjatë ditës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkuar për vizitë presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.
Lajmin për këtë takim e bëri të ditur Osmani me anë të një statusi në Twitter.
“ Me ambasadorin amerikan diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve. Unë theksova se njerëzit e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, shkruan Osmani.