Pavarësisht se kryesuesi i Bordit Këshilldhënës, Lul Raka, doli kundër lehtësimit të masave, Qeveria e Kosovës ka vendosur vetë duke mos dëgjuar këshillat e ekspertëve.
“E shoh të arsyshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë”, ka shkruar Raka në Fcaebook.
Tutje Raka ka thënë se në këtë situatë “lehtësimi politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë.
Sot Qeveria në detyrë ka zyrtarizuar lehtësimin e masave duke hequr orën policore për qytetarët në qytetet në zonë të kuqe.
Postimi i plotë i Rakës:
Të nderuar/a,
Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshilldhënës”.
E shoh të arsyshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.
Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë.
Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë.