Haki Morina nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shpalosur programin e këtij subjekti për diasporën.
Ai ka thënë se angazhimi i PDK-së këtë herë i kushton vëmendje të madhe kësaj shoqërie, ndërsa shprehet se në listën e saj zgjedhore të 14 shkurtit, kanë tre kandidatë për deputetë nga diaspora.
”Riorganizimi i degës së PDK-së në diasporë, edhe pse vonë, ka rikthyer një situatë krejt tjetër”, deklaroi Morina, ndërsa tha se VV e shfrytëzoi për propagandë çështjen e mërgimtarëve”.
”PDK në periudhën sa ishte në pushtet mori vendim t’i shuaj degët e saj me qëllim të mos krijojë përqarje politike të diasporës tonë”.
”Vetëvendosje këtë e shfrytëzoi mirë duke aktivizuar gjithë potencialin e saj për organizim partiak, në mënyrë të arrijë qëllimin e saj për pushtet”.
Tutje Haki Morina deklaroi në Edicionin e Analizës, se PDK në planin e saj synon rritjen e buxhetit për zhvillim të aktivitetit në qendrat kulturore në diasporë.
”Të ndihmohet sa më shumë mërgata që të mos asimilohet, sepse ky është rreziku përmemanent i gjithë mërgimtarëve atje”.
Ai shton se me ardhjen në pushtet pas 14 shkurtit, PDK do të heq pagesën e sigurimeve në kufi, dhe do të bëjë menaxhim më të mirë të hyrjeve gjatë sezonave ku sipas tij shkaktojnë nervozizëm tek mërgimtarët.
Haki Morina 85✅