Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Avdulla Hoti, që Klinika e Ortopedisë në SHSKUK, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave për Invalidët e Luftës së UÇK-së.
Përmes një njoftimi për media, kjo shoqatë, i ka bërë thirrje kryeministrit Hoti që ta shqyrtojë vendimin e lartpërmendur.
Sipas tyre, klinikat tona nuk kanë kapacitete teknike që ta bëjnë një gjë të tillë, madje nuk ka as specialist të kësaj fushe.
“Qasja e juaj kryeministër karshi invalidëve të luftës është gabim sepse buxheti i shtetit nuk duhet të t’kurret në protezat e atyre që i lanë gjymtyrët e trupit në luftë. Kemi ushtarë të UÇK-së që i ka humbur dy këmbët e tij mbi gju dhe ka nevojë për dy proteza, kemi invalid që në luftë i ka humbur dy sytë dhe tash ka nevojë për dy proteza të syve, invalid të tillë i kemi mbi 100 persona që kanë nevojë për proteza. Protezat e invalidëve janë bërë jashtë Kosovës mbulimin e shpenzimeve e kanë bërë gjithmonë Qeveritë e Kosovës, andaj shqyrtojë vendimin për proteza, përndryshe këta invalidë me gjymtyrët e humbura në lufte dhe protezat e amortizuara, do të protestojnë javën që vjen para zyrave tuaja”, thuhet në reagim