AAK po tregon mobilizim në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.
Sot dega e kësaj partie në Klinë, ka mbajtur disa takime elektorale me banorë të fshatrave Poterq, Gremnik, Qupevë dhe lagjen Dukagjini në Klinë, ku kanë biseduar me qytetarë e simpatizantë të shumtë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në këto takime ishin edhe dy kandidatët për deputet të kësaj komune, Prof.Dr. Shkelqim Millaku dhe MSc. Agron Bacaj.
Qytetarët u shprehën optimistë se AAK po forcohet dhe se Ramush Haradinaj, është presidenti i duhur.