Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka filluar ditën duke pirë kafe me miqtë.
Brahimaj, ka thënë se pranë miqve ndihet i fuqishëm.
“Sot e filluam ditën duke pirë kafe me disa miq në Klinë. Se sa i fuqishëm je e sheh nga miqtë që të rrethojnë, unë ndihem shumë i fuqishëm dhe besoj të secili nga ju”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Brahimaj u shpreh se me miq është gjithmonë fitues.
“Me miq gjithmonë je fitues, dalshim faqebardhë”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Lahi Brahimaj, garon më numrin 22 në listën e AAK’së.