Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj ka njoftuar se ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët e Pejës,
Brahimaj, gjatë një takimi që ka pasur në këtë komunë, ka deklaruar se është falenderues ndaj qytetarëve për mbështetjen që i kanë ofruar.
“Sot mora mbështetjën për Aleancën dhe Ramushin President nga aktivistë dhe qytetarë të Pejës, mbështetjën që më ofruan dhe mua si kandidat për deputet, për çka edhe u jam shumë mirënjohës”, ka shkruar ai.
Gjithashtu numri 22 i listës së AAK’së ka falenderur organizatorët e këtij takimi.
“Falënderim të veçantë për nënkryetarin e ARK-së Flamur Sejfija dhe Labinot Dizdarin për organizimin e sotëm që ishte perfekt dhe angazhimin e tyre për Aleancën. Dalshim faqebardhë!”, ka thënë Brahimaj.