FUSHATË NË KOMORAN DHE TËRSTENIK, SHALA: PDK-JA ËSHTË ALTERNATIVA E VETME QEVERISËSE

Zyrtari i lartë i PDK-së, njëherësh kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Ferat Shala, thotë se programi i Partisë Demokratike të Kosovës për #Rimëkëmbje ekonomike dhe politike, po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët të Kosovës gjithandej.

“Ky interesim u pa edhe mbrëmë në Komoran dhe Tërstenik të Drenasit, ku bashkë me kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, z.Enver Hoxhaj, elaboruam aspekte të politikave zhvillimore që lidhen kryesisht me stimulimin e bizneseve private për periudhën post-covid”, ka shkruar Shala në Facebook.

“Këto takime, që bashkë me z. Hoxhaj po i realizojmë në shumë mese qytetarësh, janë një mesazh i qartë se, pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën.
#Rimëkëmbje #FeratShala14“.