2 anëtarë të VV-së, iu bashkuan Nismës Socialdemokrate në Klinë

NISMA Socialdemokrate po vazhdon mobilizimin në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.

Madje, këtij subjekti politik, po i bashkohen edhe anëtarë të partive të tjera.

Muhamet Gashi, kryetar i degës së Nismës në Klinë, përmes një postimi të bërë në FB, u ka uruar mirëardhje dhe rrugëtim të përbashkët politik, dy të rinjëve, Jeton Gashit dhe Enis Gashit të cilët aderuan nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky është postimi i kryetarit Gashi në FB:

Sot në radhet e NISMA Socialdemokrate në Klinë,me një vullnet të jashtezakonshëm aderuan nga LVV te Nisma Jeton Gashi dhe Enis Gashi
Kryetari i Degës z.Muhamet Gashi ju dëshiroj mirëseardhje dhe suksese në rrugetimin tonë të përbashket politik NISMA Socialdenokrate!
#nembrojtjetevleravekombetare