Një ilaç eksperimental kundër koronavirusit po hetohet nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) pasi ka rezultuar 100% efektiv ndaj personave që kanë shenja të Covid-19.
Kompania farmaceutike Regeneron njoftoi të martën se ilaci ‘Regen-Cov’ bënte të mundur reduktimin e infeksionit tek personat që janë të ekspozuar ndaj Covid-19. Ky ilaç u përdor dhe nga ish Presidenti Donald Trump, i cili u përball me betejën e koronavirusit gjatë vitit të kaluar dhe uli normat e përgjithshme të infeksionit – përfshirë ato asimptomatike – me rreth 50 përqind, shkruan Daily Mail.
Këto gjetje u bazuan në 400 pjesëmarrës në Amerikë, të cilët kishin një anëtar të familjes me Covid. Më parë, ilaçi u testua në të paktën 2 mijë pacientë në 174 spitale të Britanisë së Madhe.
Në shtator, profesori Peter Horby nga Universiteti i Oksfordit, i cili ishte i përfshirë në testime, tha se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar sa i përket efektivitetit të sëmundjes