Fshati Orllat, Bytyq, Gjergjaj Negroc dhe Vucak, janë mobilizuar për të përkrahur, kandidatin për deputet të PDK-së, Ferat Shala.
Para banorëve të këtyre fshatrave, Shala ka prezantuar edhe planin për rimëkëmbje ekonomike,
“Pjesëmarrja e qytetarëve nëpër takimet tona është vërtetë mbresëlënëse, edhe për kundër rrethanave të njohura. Qytetaria aktive këmbëngulin në ndryshimin këtij kursi qeverisës. Ata kanë shpresa të mëdha në programin për rimëkëmbjen ekonomike, të cilin po e prezanton para qytetarëve Partia Demokratike e Kosovës. Orllati, Bytyqi, Gjergjaj, Negroci dhe Vuçaku, si çdo herë të përcaktuar dhe të përkushtuar për ta mbështetur PDK-në”, ka shkruar Shala.