Milot Rashica është ende në listën e shitjeve të Werder, dhe klubi ende shpreson për shumë të ardhura.
Por nuk ka mbetur shumë kohë deri në përfundim të afatit kalimtar, janë vetëm edhe 11 ditë.
Mesfushori kosovar ishte i lënduar rreth dy muaj, dhe pas rikuperimit ka zhvilluar dy ndeshje nga banka rezervë me Werderin.
Skuadra e trajnerit Florian Kohfeldt është në krizë financiare dhe shpreson që deri më 1 shkurt ta shesë Rashicën për 20 milionë euro.
24 vjeçari pritet të luaj nga fillimi të shtunën kundër Herthës.