KQZ në kërkesën e saj dërguar KGJK-së ka kërkuar emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tre vjetët e fundit.
Sipas burimeve të Syri i Kosovës, këta janë 8 kandidatë e AAK-së për deputetë me aktakuza.
Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Meliza Haradinaj- Stublla, Shkumbin Demaliaj, Gani Dreshaj e Rrustem Berisha janë kandidatët për deputetë të AAK- së që kanë aktakuza.
Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë. Kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë kishte gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.