Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dorëzuar padi për shpifje kundër gazetarit Vehbi Kajtazi, me anë të së cilës kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro.
Lladrovci thotë se paratë do të jepen donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit.
Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit”,
Ndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi, në një seri reagimesh në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’, ka drejtuar akuza për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Kajtazi thotë se Lladrovci është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë për rastin e Bejhadin Hallaqit.
“Ramiz Lladrovci, ti je njeri prej atyre qe e ke çu Hashim Thaçin ne Hage per zhdukjen/vrasjen e Bejhadin Hallaqit”, ka shkruar Kajtazi.