Në këtë takim ishin të pranishëm kryesia e LDK-së në Klinë si dhe kryetarët e nëndegëve.
Me këtë rast, Fadil Gashi kryetari degës së LDK –së në Klinë ka theksuar se” Jemi në rrugë të mbarë dhe rrugë të drejtë. Ne kemi fillu përgaditjet në teren dhe presim fitorën”.
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe bartësi I listës së LDK-së, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij në qytetin e Klinës u shpreh se “ Kemi fillu procesin e përgaditjeve për zgjedhje , jemi duke u organizuar në tërë Kosovën, dalja jonë në teren ka treguar se jemi siç kemi qënë të fortë dhe të palëkundur. Besimi në LDK është i plotë, qytetarët i besojnë kauzës sonë.Kemi qeverisur me kompetencë dhe jemi qeveria më e mirë që nga pas lufta. Kemi udhëheq qeverinë me integritet dhe me rezultate , duke u përballë me Pandeminë, izolimin ndërkombëtar që patëm nga bashkësia ndërkombetare, arrestimet nga gjykata speciale, e kemi menaxhu mirë pandemin, kemi bërë planin për rimëkëmbje ekonomike, marrëveshja e Washingtonit ka tregu rezultate.
Lista e LDK është me e mira, shumë profesionale dhe me integritet të lartë, brenda shtëpisë, kemi pas probleme të ndryshme por LDK nuk do luhatet sepse kemi strukturë të mirë organizuar dhe s’ka mundësi me u zhbë vullneti i qytetarve. Kemi kerkuar debat me të gjitha partitë politike. Po punohet shumë kundër LDK me propaganda të natyrave të ndryshme. Kerkoj angazhim maksimal për të vërtetën në proceset që po na presin”.
Gjatë këtij takimi përveç figurave të lartëpërmendura fjalën e morën edhe kandidatët për deputet : Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Doruntina Maloku, Ardita Dushi, Filloreta Berisha të cilët kërkuan besimin e qytetarëve dhe gjithashtu njoftuan të pranishmit edhe rreth përgatitjeve që po bëhen për zgjedhjet
e 14 shkurtit 2021.
Kryesia e LDK-së në Klinë i prezentuan para Kryeministrit Hoti se Klina ka nominuar dy kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës, Fadil Gashin dhe Filloreta Berisha.