Drejtori i Arsimit në Klinë, Enver Gashi, përmes një postimi ka njoftuar se më 18 janar fillon gjysmëvjetori i dytë. Postimi i tij:
Drejtoria e Arsimit nē Klinē njofton se më 18 janar 2021 fillon gjysmëvjetori i dytë për vitin shkollor 2020/21 nē të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Komunën e Klinës.
Me vendimin e Ministrit të Arsimit në detyrë, Ramë Likaj, gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës do të nis më 18 janar.
Të gjitha shkollat e Komunës së Klinës janë të gatshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. Në këtë gjysëmvjetor parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e MASH. Drejtorët e shkollave së bashku me DKA dhe stafin tyre ndihmës kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e parapara për fillimin e këtij gjysmëvjetori, duke thekësuar se janë furnizuar me lëndë djegëse për ngrohje me kohë dhe ka mjaftueshëm për të gjitha shkollat. Të gjitha institucionet shkollore do të furrnizohen sot gjatë ditës me dezinfektues dhe pako higjenike donacion nga UNICEF dhe nga furnizimet e Komunës. Gjithashtu me fillimin e gjysmëvjetorit do të shpërndahen edhe 25 tablet donacion nga MASH, për fëmijët me nevoja të veçanta që nuk kanë kushte të mira ekonomike për mësim në distancë.
Qoftë një vit i mbarë dhe i suksesshëm!