Tragjedi në Rrugën e Kombit, ku katër anëtarë të një familjeje nga Kosova humbën jetën teksa makina me të cilën po lëviznin u përplas me një kamion.
Burrë e grua të moshave 45 dhe 33 vjeç dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur, ndërsa fëmija tjetër, 5 vjeç, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.
Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.
Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.
EMRAT E VIKTIMAVE
A. Avdijaj – 1987
M. Avdijaj – 2015
K. Koci – 2010
Ndërsa e lënduar ka mbetur 3-vjeçarja V.Avdijaj.
B. Avdijaj, – 1970, ngasës i automjetit ‘’Citroen’’.
Numri i aksidenteve në Rrugën e Kombit që nga ndërtimi i saj ka qenë i madh. Kjo edhe për shkak se rruga nuk ka përfunduar, megjithëse kanë kaluar 11 vjet që nga lëshimi për qarkullim.
Në këtë segment ka ndodhur pjesa më e madhe e aksidenteve me pasojë vdekjen në Rrugën e Kombit.
Vendi ku ka ndodhur aksidenti, pikërisht në segmentin Milot-Rreshen është me dy kalime.