Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë zyrtarizuar garën e përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pas kësaj, Kurti deklaroi se do të garojnë bashkë që të fitojnë bashkë dhe se është i bindur se do të fitojnë.“Që nga 29 nëntori i zgjedhjeve lokale në Podujevë, në Kosovë nuk ka më zgjedhje si më parë, edhe 14 shkurti s’është më situata e vjetër se me cilën parti.
Është një referendum ku qytetarët përcaktohen masivisht për një zgjedhje a zgjidhje të mirë. Kemi partitë e vjetra të regjimit që në vitin 2020 refuzonin zgjedhjet dhe kemi ardhmërinë përpara, në mënyrë që të nxjerrim shtetin nga kriza e shumëfishtë, por edhe ta vendosim në binaret e suksesit euroatlantik.
S’janë zgjedhjet me parti, ky është referendum. Siç është dëshmuar më 29 nëntor 2020, do të dëshmohet edhe me 14 shkurt të këtij viti”, tha Kurti.
Ai shtoi se pengesa të ndryshme do të dalin rrugës, por që ato s’do t’i ndalin.“S’ka më pengesa të patejkalueshme andaj nëse s’mund të përgjigjem në pyetje për gjëra nëse, sepse s’ka pengesa që na ndalin më.Është e vërtetë që në Kosovë ka një garë mes dy partive të vjetra, por kjo garë është për vendin e dy të dhe të tretë”,shtoi ai.Kurti tha se ky është referendum i gjeneratave që s’duan më të jetojnë në fatin e hidhur.