Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka arritur të kalojë në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha.
Kelmendi e ka mposhtur xhudisten polake, Agata Perenc pas 5:17 minutave luftë me një Waza-ari.
Për Kelmendin është paraqitja e parë në një garë pas më tepër se një vit pauzë.
Kujtojmë se Majlinda Kelmendi në duelin e parë e mposhti xhudisten nga Rumania, Andreea Chitu.