Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore,
IHK përmes një njoftimi ka thënë se për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende mund të ketë ngrica andaj bën thirrje te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IHK-së.