Skuadra e Dukagjinit ka filluar të mendojë për transferimet në merkaton e dimrit.
Trajneri i skuadrës, Armend Dallku do të bëjë disa përforcime në këtë afat kalimtar, për ta përforcuar ekipin në sezonin pranveror të Ligës së Parë të futbollit kosovar.
Mediumi i “GazetaBlic Sport” ka raportuar se futbollisti i Prishtinës, Donat Hasanaj është afër transferimit tek klubi i Dukagjinit.
Donat Hasanaj nuk kishte shumë minuta tek skuadra e Zekrija Ramadanit, me ç’rast mund të kalojë tek klubi nga Klina, që po synon inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.
Hasanaj ishte përforcimi i Prishtinës në merkaton e verës.