Sot në ora 07:00 është kryer një vjedhje në Qendrën tregtare ‘Super Viva’ në fshatin Xërxë të Rahovecit,
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se në vendngjarje kanë dalë njësiti i hetimeve dhe forenzika, si dhe njësiti i hetimeve rajonale që kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.
Po ashtu, Xhurkaj bëri të ditur se hajnat kanë vjedhur 100 pako të ndryshme të cigareve, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla në vlerë rreth 10.000 euro.
“Personat e panjohur ne objektin e Q.T kane depërtuar nga ana perëndimore (pasme) ku kane hapur një vrime ne murin e jashtëm me mjete te forta ne dimensione 40×50 cm përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kane kryer vjedhjen, sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve te ndryshme 100 shtekë, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla ne vlerë rreth 10.000 Euro. Rastin ne fjale e merr Njësiti i hetimeve Regjionale”, tha ai.