Mbrëmë rreth orës 21:00 në Pejë janë plagosur tre persona.
I dyshuari kryesor Melos Gërvalla është prangosur dhe me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.
Se të plagosurit janë babë, bir dhe nip. (Shaban Dobra, Fisnik Dobra, Andi Dobra)
Lidhur me rastin në fjalë, detaje të reja sot kanë dhënë nga policia e Kosovës.
” VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë 02.01.2021-21:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka shtënë me arme zjarri ne drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë. Si pasoj viktimat kane pësuar lëndime trupor ku fillimisht janë dërguar ne Spitalin e Pejës e me pas dy prej tyre janë transportuar ne QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtate gëzhoja. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.”. njofton policia e Kosovës./