Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në krye me ministrin, Besian Mustafa, që nga muaji qershor deri më nëntor 2020, i kanë shpenzuar buxhetit të shtetit afër 90 mijë euro.
Këto të dhëna i ka siguruar Gazeta Sinjali duke kërkuar qasje në dokumente publike në këtë ministri.
Sipas përgjigjjes që është dërguar nga kjo ministri, del të jetë se nga ministria në fjalë, për pesë muaj kanë shpenzuar 89,363.27 euro.
Ministri Besian Mustafa dhe stafi i tij që nga muaji qershor deri më nëntor kanë shpenzuar 38,922.48 euro.
Nga shuma totale e shpenzuar prej stafit të ministrit, 35,011.93 euro shkuan në paga mujore, 1,265.75 në reprezentacion, e në derivate 785.10 euro. Shpenzimet e telefonisë mobile kapën shumën prej 1,510 eurove ndërsa drekat zyrtare ne 349.70
Ndërsa pesë zëvendësministrat, Nehat Ramadani dhe Ergjan Galushi, Enver Hoti, Bajram Kastrati dhe Bahrim Shabani me komplet stafet e tyre kanë harxhuar 50,440.79 euro.
Vetëm Nehat Ramadani me stafin e tij ka shpenzuar 8,961.79, ndërsa ai i Ergjan Galushit 10,183.40 euro.
Kurse zëvendësministri Enver Hoti me stafin e tij për 5 muaj ka shpenzuar 10,458.19 euro, stafi i Bajram Kastratit 10,585.57 euro dhe Bahrim Shabani me stafin e tij 10,252.79 euro.
Kujtojmë që Besian Mustafa ishte një nga ministrat që mori pjesë në dy qeveritë, Kurti dhe Hoti. Në të dyjat, Mustafa udhëhoqi Ministrinë e Bujqësisë.