Ambasada e Kosovës në Slloveni, njofton qytetarët se në mesin e vendeve me rrezik të lartë të infektimit me koronavirus ndodhet edhe Kosova, prandaj një person që vjen nga një vend në listën e kuqe urdhërohet që të karantinohet për dhjetë ditë.
“Përjashtim nga hyrja në karantinë mbetet nëse personi paraqet një test negativ PCR në kohën e kalimit të kufirit, i cili nuk është më i vjetër se 24 orë nga data e lëshimit të testit dhe është kryer në një shtet anëtar të BE-së ose një shtet anëtar të Zonës Schengen nga një laborator që Instituti i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë dhe Laboratori Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin e ka identifikuar si të përshtatshëm dhe të besueshëm dhe janë renditur në faqen e internetit të Laboratorit Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin të Sllovenisë. Konsiderohen / pranohen vetëm testet e kryera me metodën PCR”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë i tyre:
Sipas Dekretit të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë që ka hyrë në fuqi më 25 dhjetor 2020, janë bërë disa ndryshime të rëndësishme sa i takon kushteve të hyrjes në Republikën e Sllovenisë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ndër të tjera ka më pak përjashtime gjatë hyrjes pa karantinë ose pa test negativ, vlefshmëria e një testi negativ zvogëlohet në 24 orë, vlejnë vetëm testet PCR të kryera në shtetet anëtare të BE-së ose në Zonën Schengen.
Vendet me rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 janë të listuara në listën e kuqe. Në ketë listë gjendet edhe Kosova.
Një person që vjen nga një vend në listën e kuqe urdhërohet që të karantinohet për dhjetë (10) ditë për shkak të infeksionit të mundshëm me virusin SARS-CoV-2.
Përjashtim nga hyrja në karantinë mbetet nëse personi paraqet një test negativ PCR në kohën e kalimit të kufirit, i cili nuk është më i vjetër se 24 orë nga data e lëshimit të testit dhe është kryer në një shtet anëtar të BE-së ose një shtet anëtar të Zonës Schengen nga një laborator që Instituti i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë dhe Laboratori Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin e ka identifikuar si të përshtatshëm dhe të besueshëm dhe janë renditur në faqen e internetit të Laboratorit Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin të Sllovenisë. Konsiderohen / pranohen vetëm testet e kryera me metodën PCR.
Përjashtimi pa karantinë dhe test negativ PCR vlen për personat që udhëtojnë transit përmes Republikës së Sllovenisë dhe duke e lëshuar territorin e Republikës së Sllovenisë jo më vonë se 6 orë pas hyrjes.
Përfundimi i karantinës
Shtetasi i Republikës së Sllovenisë, të cilit i është urdhëruar të karantinohet në kohën e hyrjes në Slloveni mund të bëj testin në ditën e pestë (5) pasi që është dërguar në karantinë në shtëpi. Personi nuk ka nevojë të informojë askënd për këtë, por në rast të një kontrolli të mundshëm (Policia, ZIRS ose NIJZ) ai duhet të ketë si provë një vërtetim (që tregon datën e dërgimit në karantinë) dhe një provë për një test negativ për SARS-CoV -2 (ku data e testit dhe rezultati duhet të jenë të qarta).
Për të gjitha detajet tjera ju lutemi t’i referoheni Faqes Zyrtare të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.