Përkundër pengesave për shkak të pandemisë Covid-19, futbolli evropian ka vazhduar rrjedhën e tij dhe nuk ka munguar as shkëlqimi i disa prej futbollistëve që tashmë kanë lënë gjurmë në këtë sport.
Por, cila është renditja e futbollistëve më të mirë nga 1 deri në 10 për vitin 2020?
241 gjyqtarë nga 71 vende të ndryshme me 9,640 vota totale midis lojtarëve e ish-lojtarëve si Fabregas ose Zanetti, ish trajnerë dhe gazetarë, kanë votuar për të zgjedhur Top-100 futbollistët më të mirë.
Çdo anëtar jurie krijoi listën prej 40 të parëve nga një listë prej mbi treqind lojtarësh (40 pikë për të parin, 39 për të dytin dhe kështu me radhë).
Në top-10-shen më të mirë, listën e kryeson Robert Lewandowski, i ndjekur nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Kjo është Top-10-shja më e mirë e futbollistëve të vitit 2020:
1: Robert Lewandowski
2: Lionel Messi
3:Cristiano Ronaldo
4: Kevin De Bruyne
5: Sadio Mane
6: Erling Haaland
7: Kylian Mbappe
8: Mohamed Salah
9: Neymar
10: Virgil Van Dijk