Si ka rrëshqitur votuesi i Kosovës nga viti 2019 deri te zgjedhjet e ardhshme?
Një sondazh i UBO Consulting përmes statistikave të nxjerra nga anketat me votuesit e vitit 2019 i jep përgjigje kësaj pyetje.
Lëvizja Vetëvendosje do të mbronte 95.7 për qind të votave që ka marrë në vitin 2019 derisa përqindja e mbetur do të lëvizte në partitë tjera.
Por, partia e Albin Kurtit do të marrë 20.9 për qind të votuesve të LDK-së, të cilët kanë deklaruar se do të votojnë Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme.
Partia e Isa Mustafës do të ruajë 63.7 për qind të votuesve të saj.
Gjithashtu, Vetëvendosje do të marrë edhe 5.5 për qind të votuesve të PDK-së së 2019-ës, ndërsa 58.6 për qind e votuesve do të qëndrojnë në PDK dhe një pjesë tjetër e vogël do të ndahet me AAK-në dhe Nismën.
Ky sondazh tregon edhe një gjë interesante – lëvizjen e votuesve të Nismës që kalojnë në PDK dhe anasjelltas.
Për më shumë shikoni prezantimin e hulumtuesit, Valon Feka, në Rubikon: