Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel 46.2 për qind e qytetarëve do t’ia jepnin votën Vetëvendosjes.
Si parti e dytë është PDK-ja me 16 për qind derisa LDK qëndron në vendin e tretë me 14.9 për qind, njofton Klan Kosova.
AAK-ja e Ramush Haradinajt radhitet në vendin e katër me 7 për qind.
Këto statistika i ka nxjerrë UBO Consulting në periudhën 14-21 dhjetor, një ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje.