Për shkak të mos përfilljes së Ligjit antiCOVID, disa qytetarë janë gjobitur nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit të policisë, brenda 24 orëve janë gjobitur 677 persona.
Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.