Debatik Shala nga komuna e Klinës është djaloshi i dukurshëm 11 vjeçar i cili në vitin 2013 u pati diagnostifikuar me “Leukemi Acute Lymphoplastice” të shkalles së lartë, ku për shërrimin e tij jashtë vendit e patën mundësuar qytetarët e vullnetit të mirë nga Kosova dhe Diaspora jonë shqiptare.
Beteja e Debatikut me Leukeminë zgjati pothuajse katër (4) vite.
Rrikthimi i tij në jetën normale ishte mjaftë i vështirë por falë përkrahjes së familjes, miqve, njerëzve të vullnetit të mirë dhe mbi të gjitha dashurisë që kishe për jetën, Debatiku, shumë lehtë e mori vetën dhe nga ajo ditë, asnjëherë nuk u dorëzua para sfidave dhe vështirësive që pati në jetë.
Pas stabilizimit të situatës shëndetësore Debatiku, filloi t’i ndjek me rregull mësimet në shkollën fillore dhe atë të mesme, për të vazhduar kështu me studimet e larta në Kolegjin AAB në drejtimin e infermierisë.
Debatiku, përkrah studimeve është angazhuar edhe si infermier- praktikant në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë.
Ai, në një prononcim për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, tha se është nderë dhe privilegj t’u shërbej bashkëqytetarëve të tij në kohë pandemie, sepse siç tha ai, është koha që të jemi pranë njëri-tjetrit dhe të kontribuojmë për mirëqenien e nevojtarëve.
“Është nderë dhe privilegj i madh të ju shërbej bashkëqytetarëve të mi në kohë pandemie. Besoj dhe shpresoj shumë se është momenti i duhur që gjithësecili qytetarë i Kosovës , t’a japë më të mirën e tij dhe që bashkërisht të kontribuojmë për mirëqenien e njëri-tjetrit”, tha Debatik Shala.
“Përveç angazhimit tim profesional si infermier, shpesh herë kaloj kohë me pacientët e prekur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera. I motivoj ata nga eksperienca ime personale se sa e domosdoshme është të luftosh dhe mos të dorëzohesh kurrë”, tha Shala, duke apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës, t’i respektojnë në përpikëri masat anti COVID.