Kryeministri Avdullah Hoti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kanë pasur koordinim dhe dakordim të plotë sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar këshilltari për media nga u.d. i Presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se Vjosa Osmani ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së.
“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, dr.Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media i u.d. Presidentes.
Ndryshe, sot gjatë ditës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.