Anëtarë të OVL-UÇK dega në Klinë, së bashku me bashkëluftëtarë të UÇK-së, sot kanë përkujtuar komandant Mujë Krasniqin “Kapuçin” dhe 40 bashkëluftëtarë në 22 vjetorin e rënies heroike.
Homazhe janë bërë pikërisht në vendin e rënies në Gorozhup të Pashtrikut.
Në homazhe kanë marrur pjesë kryetari i OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, Xhevdet Qeriqi, veteranë të luftës dhe qytetarë.