Nesër në “Wembley” do të zhvillohet eventi i madh i boksit ku do të përballen Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.
Kjo përballje është e vlefshme për kategorinë e peshave të rënda dhe nis nga ora 23:30, shkruan “Zeri.info”.
Por, para kësaj përballje, Florian Marku, boksieri shqiptar do të përballet me Jamie Stewart.
Kjo përballje do të nis nga ora 18:00.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Marku në rrjetin social “Instagram”.