Kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Anthony Joshua do të tentojë të mbrojtë titullin e kampionit përballë boksierit bullgar, Kubrat Pulev.
Joshua dhe Pulev e anuluan meçin e tyre te parë që ishte planifkuar të zhvillohej me 25 korrik të vitit 2020, kjo si shkak i pandemisë Covid-19.
Pulev llogaritet si një nga rivalët më serioz që ka patur Joshua viteve të fundit.
Madje, analistët e vlerësojnë edhe më të fortë bullgarin se sa meksikanin Andy Ruiz.
count
Boksieri më i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi e ka analizuar këtë meç.
“Kubrat është një boksier i zgjuar dhe Mire i pergaditur, sigurisht qe nuk dote jet lehte per Joshuan, por mbi Te gjitha une mendoj se Joshua do të fitojë luftën” ka thënë Luan Krasniqi.