Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i është përgjigjur ofertës së Glauk Konjufcës, i cili tha se postin e kryeministrit duhet ta mbajë Lëvizja Vetëvendosje, kurse LDK ta ketë atë të kryetarit të Kuvendit dhe presidentit të vendit.Rugova në një përgjigje të shkurtër dhënë për Gazeta Blic, ka thënë se për këtë gjë do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, dhe se do të mblidhet shumë shpejt.Rugova u shpreh se nuk është shumë e rëndësishme marrja e postit, sa është e rëndësishme marrëveshja që do të arrihet.
“Nuk ka asgjë konkrete njëherë. Këtë gjë e vendos Këshilli i Përgjithshëm. Shumë shpejt pritet që të mblidhet Këshilli dhe aty do të vendoset.“Nuk është shumë e rëndësishme posti, cka është e rëndësishme marrëveshja që do të jetë. Na presim ditëve në vazhdim që të diskutohet cdo gjë”, ka thënë Haki Rugova për Gazeta Blic.Mbrëmë Konjufca ka treguar se sot ai dhe nënkryetari tjetër, Besnik Bislimi, janë takuar me anëtarët e kryesisë së LDK-së, Kujtim Shalën dhe Avdullah Hotin.
Ai thotë se pritet një takim tjetër mes tyre, e që duhet të jetë definitiv.
“Jemi marrë vesh që takimi i ardhshëm me qenë i prerë dhe të mbahet ditëve në vijim”, thotë Konjufca.Ai ka treguar se plani i VV-së është që LDK-së t’ia lë dy pozitat e para shtetërore, që sipas Kushtetutës janë Presidenti e Kryetari i Kuvendit.
“LDK me marrë të parin edhe të dytin, VV me marrë postin e tretë kushtetues që është kryeministri. Edhe për një arsye të thjeshtë, VV’ja nuk ka qeverisur kurrë”, ka thënë Konjufca.“Jam i bindur se do të bëhet koalicioni me LDK’në”, thotë tutje nënkryetari i VV’së.Ai shton se kandidati për kryeministër duhet të jetë nga VV’ja sepse beson që Albin Kurti do të fitonte përpara secilit kandidat të mundshëm nga LDK’ja.“Merre secilin prej figurave kryesore të LDK’së kundrejt Albin Kurtit, Kurti del fitues”, ka thënë Konufca