Zëdhënësi i Fondit Pensional të Kosovës (TRUST), Jeton Demi ka dhënë detaje për mënyrën e aplikimit të qytetarëve për të tërhequr 10% e kontributeve në Trust.
Ai , ka thënë se aplikimi do të zgjas për 4 muaj.
“Nesër nga ora 15:00 hapet portal për të filluar aplikimi dhe pastaj kemi edhe 4 muaj afat pastaj për të aplikuar të gjitha kontribuuesit për mjetet e tyre”, ka thënë Demi.
Demi ka folur edhe për rrezikun e mosfunksionimit të uebfaqes për shkak të fluksit të madh të qytetarëve.
“Do ta testojmë uebfaqen e re. Besojmë e kemi kaluar këtë vështirësi dhe që nuk do të kemi problem me të”, ka thënë ai në T7.
Ai ka thënë që për të aplikuar nevojitet vetëm numri personal i kontributdhënësit dhe numri i llogarisë bankare.
“Në momentin që ai e kryen aplikimin deri aty ne e kemi vendosur edhe email dhe numrin e telefonit që nëse kontributdhënësi e sheh të arsyeshme mund t i shkruaj por edhe jo. Momenti i fundit është konfirmimin se a don ta konfirmoj apo jo procesin”, ka deklaruar ai.
Për s ai përket kohës se kur do tu dalin mjetet kontributdhënësve në llogari, Demi ka thënë që është një periudhë kohore 7-14 ditë.
“Ne kemi vendosur një projeksion 7 ditësh fillestar por ky është një projeksion me disa kushte dhe në disa raste të caktuara të qasjes dhe të numrit të atyre që futen dhe aplikojnë. Maksimimu do të jetë nga 7 deri në 14 ditë. I kemi ndarë në dy blloqe. Pra disa do të paguhen në një bllok e disa në tjetrin. Dikush mundet me prit 7 ditë e dikujt mund ti dal pagesa për një ditë. Varet kur aplikon”, ka thënë ai./