Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik.
Ministrja Bajrami ka thënë se marrëveshja përfshinë një ndihmë të Gjermanisë për Kosovën që kap vlerë prej 72 milionë euro në periudhën 2020-2021.
“34 milionë janë grante që janë për projekte të ndryshme që do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, si ndërtimi i kolektorëve për trajtim të ujërave të zeza në Prishtinë, trajtimi i mbeturinave në Prishtinë dhe komuna tjera, mbështetja për arsimin profesional, mbështetja për stabilizim të tregut të punës dhe mbështetje për procesin në anëtarësim në BE”, ka thënë Bajrami.
Ajo gjithashtu ka përmendur se ndihma e Gjermanisë për Kosovën nga paslufta është 730 milionë euro.
Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar, Ambasadori Rohde, ka thënë se ata do të vazhdojnë të jenë partner i Kosovës.
“Kemi bërë një përkushtim të ri prej 72 milionë që thekson përkushtimin tonë afatgjatë për Kosovën për këto 22 vjet. Bashkëpunimi do të vazhdojë. Do të vazhdojmë të jemi investitorët më të mëdhenj në Kosovë. Kemi më së shumti komunitet të diasporës që vinë nga Kosova. Jemi partner të besueshëm dhe sektorët që u përmendën janë energjia dhe infrastruktura. Jemi duke qëndruar këtu dhe do të vazhdojmë të jemi partnerët tuaj. Do të vazhdojmë të jemi partnerët tuaj”.