Dy ndër fytyrat më të njohura të politikës nga qyteti i Deqanit janë bërë bashkë për një “foto rasti”.
Dardan Molliqaj dhe Daut Haradinaj, përkundër se në të kaluarën kanë pasur shumë mospajtime mes vete, sot pas lidhjes së koalicionit AAK-së dhe PSD-së kanë dalur në një foto së bashku.
Dardan Molliqaj ishte një kohë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe prej aty kishte hedhur akuza të shumta ndaj partisë AAK që udhëhiqet nga vëllau i Dautit, Ramush Haradinaj. Ai i kishte quajtur ata parti e “haraçit”.
“Është subjekti politik i cili që të paktën në tri komunat që qeverisë në Dukagjin i qet çdo ditë, çdo biznesi dhe çdo qytetari haraç, është subjekti i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fajde”, kishte thënë Molliqaj në kohën sa ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Mirëpo tani duket se gjërat kanë ndryshuar.
Ishte deputeti i AAK-së ai që postoi një foto të përbashkët në rrjetin social Facebook me mbishkrimin “foto rasti”.